Gëzim Daka: Urime 30 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’, e cila nuk diti çka është frika

- Bota Sot

Gëzim Daka: Urime 30 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’, e cila nuk diti çka është frika

Drejtori i klubit të futbollit Gjakova, Gëzim Daka, shpreh fjalët më bukura për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Urime 30 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’, e cila në ditët e okupimit të vendit ishte po ajo që për të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet sportive në vend nuk diti çka është frika të jetë pranë tyre dhe t’i përhap ato në shtypin ditor që sa më mirë të jenë informuar opinioni kosovar dhe ai Kombëtar. 

Falenderojë mikun e nderuar Kemajl Goca i cili vërtet është aktiv për çdo gja që lidhet me sportin dhe sportistët dhe aktivitet e tyre të jenë sa më të shpejta dhe të sakta... 

Unë i dëshirojë gazetës ‘Bota sot’ dhe gjithë atyre që janë reth kësaj suksese dhe punë të mbarë”, ka uruar Daka.



Read it all at Bota Sot