Klubi i futbollit Tefik Çanga e Tërnit nga komuna e Ferizajt, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Kjo skuadër sivjet është anëtar i i ri i Ligës së Parë të Kosovës dhe me synime të mëdha.
“KF Tefik Çanga, i uron gazetës ‘Bota sot’, përvjetorin e 30-jubilar.
Me këtë rast ju falenderojmë juve personalisht dhe Gazetën ‘Bota sot’ për mbeshtetjen dhe promovimin e rezultateve tona si klub dhe sportit në përgjithësi.
Punë të mbarë e suksese të reja”, ka uruar KF Tefik Çanga.