Legjenda e futbollit, Arben Zeqiri, ka përgëzuar tre dekadat e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Zeqiiri kujton kohën e rinisë së tij kur mezi priste ta kishte në duart e tij gazetën “Bota sot”.
“Me padurim prisnim mëngjesin e të hënave sidomos, për të shfletuar raportet e ndeshjeve në gazetën nr 1 në vend atëherë ‘Bota sot”
Arben Zeqiri
Jemi rritur me lajmet, kronikat e raportimet tuaja. Ishit burim frymëzimi për sportin e sportistët e gjeneratës sime dhe jo vetëm…
Shkrimin e parë për afirmimin tim ma pati bërë pikërisht gazeta juaj në pranverën e vitit 2000.
Mirënjohje e përjetshme për ‘Bota sot”, ka uruar Zeiqiri, ish futbollisti i spikatur i Gjilanit.