Shifrat të frikshme, shpalosen detajet e kontratës së re të Ronaldos me Al Nassr

- Bota Sot

Shifrat të frikshme, shpalosen detajet e kontratës së re të Ronaldos me Al Nassr

Cristiano Ronaldo, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit, ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare me klubin saudit Al-Nassr, që e ngjit atë në majën absolute të pagave sportive në nivel global.

Sipas të përditshmes zvicerane “Blick”, kjo marrëveshje e re është shumë më e madhe se ajo e mëparshme që Ronaldo kishte firmosur në janar 2023 dhe përfshin shifra astronomike në çdo aspekt të saj – nga paga bazë, te shpërblimet për gola e tituj, deri te të drejtat e imazhit dhe përfitimet personale luksoze, përcjellë KosovaPress.

Sipas burimeve të Blick, Al-Nassr ishte realisht i shqetësuar për një largim të mundshëm të Ronaldos gjatë afatit të fundit të merkatos. Ishte i qartë ndikimi që portugezi kishte jo vetëm në ekip, por edhe në brendin e kampionatit saudit, në rritjen e të ardhurave komerciale, shitjen e fanellave dhe ndjekësve në rrjete sociale.

Këto janë detajet e kontratës së re të yllit portugez:

Totali për 2 vjet: afro 565 milionë euro

Paga vjetore: rreth 200 milionë euro në vit

Pagesë për nënshkrim: 27 milionë euro menjëherë, dhe 15 milionë të tjera nëse qëndron në sezonin e dytë

Aksione në klubin Al-Nassr: 15% – vlera rreth 36 milionë euro

Marrëveshje sponsorizimi për Azinë: 66 milionë euro

Përfitime për çdo ndeshje:

Golat: +88 mijë euro për secilin

Asistet: +44 mijë euro për secilin

Titulli kampion: bonus +9.4 milionë euro

Fitimi i Champions League Aziatik: +7.2 milionë euro

Golashënuesi më i mirë: +4.7 milionë

Përveç të ardhurave në fushë, kontrata e Ronaldos përfshin edhe një listë të gjatë përfitimesh personale si avion privat në dispozicion 24/7, për udhëtime të familjes – kosto e mbuluar nga klubi (rreth 4.4 milionë euro), 16 punonjës personalë në shërbim, përfshirë kuzhinier, shofer, trajner fitnesi, fizioterapist dhe staf sigurie – vlera totale: 1.5 milionë euro në vit. Vila luksoze në Riad dhe pushime të paguara në vendet që Ronaldo zgjedh.

Kjo marrëveshje e re e vendos Ronaldon si sportistin më të paguar në histori, duke kaluar edhe kontratat e mëparshme të Lionel Messit në PSG, LeBron James në NBA, apo edhe marrëveshjet e mëdha në Formula 1.

Për Arabinë Saudite, kjo nuk është vetëm një marrëveshje sportive, është pjesë e një strategjie të gjerë të quajtur “Vision 2030”, që synon ta transformojë vendin në një fuqi globale sportive, kulturore dhe ekonomike.



Read it all at Bota Sot