Woltemade në Bayern

- Bota Sot

Woltemade në Bayern

Nick Woltemade, një nga yjet më premtues të Gjermanisë U-21, ka arritur marrëveshje personale me Bayern Munich.

Sulmuesi i gjatë i Stuttgart ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të Kampionatit Evropian për të rinjtë, ku udhëhoqi ekipin drejt finales së madhe të Euro 2025 U-21 nën drejtimin e trajnerit Di Salvo.

Sipas mediave gjermane, Bayerni ka rënë dakord me lojtarin, por tani duhet të bindë edhe Stuttgartin për transferimin.

Klubi aktual i Woltemade kërkon të paktën 50 milionë euro, pasi lojtari nuk ka klauzolë lirimi në kontratën e tij që është e vlefshme deri në vitin 2028.

Transferimi i Woltemade shihet si një pjesë kyçe e rinovimit të skuadrës bavareze, ndërkohë që drejtuesit e Bayernit do të duhet të negociojnë me ngulm për të siguruar firmën e një prej lojtarëve më të kërkuar të brezit të ri në Gjermani. 



Read it all at Bota Sot