Tirana, plan për dy anësorë dhe një fantazist

- Bota Sot

Tirana, plan për dy anësorë dhe një fantazist

Tirana pritet të zyrtarizojë trajnerin e ri, por, veç tij, plani është që bardheblutë të afrojnë edhe të paktën tre futbollistë në rolet kyçe.Paçka se çfarë do të kërkojë i sapoemëruari në stolin bardheblu, në klub janë të qartë. Skuadrës i duhen dy lojtarë anësorë në sulm dhe një fantazist.

Këta tre lojtarë kanë munguar sezonin e shkuar ose të paktën anësorët nuk dhanë atë që pritej. Tirana do të fokusohet në këtë linjë për të plotësuar ekipin, i cili ka pësuar disa largime, por mund të preket edhe nga të tjerë.

Fantazisti u kërkua me ngulm nga Shkëmbi, ndërsa lojtarët e krahut nuk dhanë atë që pritej.

FORMACIONI – Te Tirana, siç dihet, në qetësi janë larguar disa lojtarë gjatë kësaj vere. Bëhet fjalë për futbollistë titullarë dhe jo vetëm. Ka edhe nga ata që janë në fund kontrate. Tashmë është e ditur që Fatmir Prengaj, Romeo Harizaj dhe Admir Bajroviç e kanë mbyllur me Tiranën. Edhe Edison Ndreca kaloi te Prishtina, e Përgjoni ndau rrugët.

Po kështu, lojtarë si Mici dhe Selmani e kanë mbyllur kontratën dhe presin rinovimin. Gjithsesi, duke parë situatën që firma nuk ka, gazeta ka llogaritur lojtarët që janë nën kontratë dhe mund të bëjnë formacionin bardheblu. Bëhet fjalë për një 11-she që në letër është shumë e fortë. Madje Tirana ka edhe disa lojtarë rezervë. Në pamje të parë, ekipi është i mirë, por skuadra duhet të përforcohet në reparte të caktuara që të ketë alternativa të mundshme.

Formacioni aktual në portë përfshin Selmanin dhe Abdullahun, pa lënë pas Kozin. Më pas, në mbrojtje: Vera, Kola, Dembele, Ismajli(nëse qëndron). Në mesfushë: Soler, Rafael (Smaçi), Meta (Marku). Në sulm për momentin janë Zharmuni(Abah), Ernest, Haxhiu (Gjumsi). Skuadra është, por duhet të plotësohet.



Read it all at Bota Sot