Lindon Selahi nuk do të shkojë në Belgjikë pasi ofertat më të volitshme i ka marrë nga Kroacia dhe Polonia.
26-vjeçari është kontaktuar në orët e fundit nga skuadra e Hajduk Split dhe ajo e Ëidzeë Łódź, por duket se zgjedhja e tij anon nga formacioni polak.
Selahi në Poloni rigjen Zeljko Sopic, i cili e stërviti gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e HNK Rijeka. Mësohet se lidhja e tyre e fortë si dhe kushtet ekonomike të ofruara nga ekipi i Ëidzeë Łódź kanë shtyrë mesfushorin që të shkojë në Poloni.
Në fillim të javës së ardhshme Selahi pritet që të udhëtojë drejt Polonisë ku do të vizitojë ambientet e klubit në Łódź.
Deri më tani është mësuar se 26-vjeçari nuk ka vendosur ende për të ardhmen dhe se po shqyrton edhe ofertën e bërë nga Hajduk Split, i cili i ka ofruar kontratë 3-vjeçare, por me një pagë vjetore prej 400.000 mijë eurosh në sezon.