Jadon Sancho nuk do të bashkohet me Fenerbahcen, pasi Jose Mourinho ka hedhur poshtë një transferim të mundshëm të ish-lojtarit të Manchester United, pas bisedimeve me Ruben Amorim.
Pavarësisht spekulimeve në rritje se sulmuesi i krahut ishte pranë një kalimi në Stamboll, trajneri i mëparshëm i Chelsea, Real Madrid dhe Romës i ka kërkuar klubit të braktisë përpjekjet për nënshkrimin e tij.
Sipas mediumit turk Fanatik, Mourinho i ka këshilluar bordit të Fenerbahces që të kërkojë alternativa të tjera në krahë, duke i dhënë fund interesit për Sanchon.
Kjo vendim u mor pasi Mourinho konsultoi Ruben Amorimin, trajnerin aktual të Manchester United, dhe kërkoi informacion rreth arsyes pse Sancho nuk bën pjesë më në planin afatgjatë të klubit në ‘Old Trafford’. Dy trajnerët kanë një marrëdhënie të ngushtë.
Mourinho, i njohur për standardet e tij të rrepta menaxheriale, besohet se ka bazuar vendimin e tij në perceptimin për mungesën e motivimit dhe profesionalizmit të Sanchos.
Tekniku portugez shprehu rezerva për të sjellë në skuadër një lojtar që beson se ka mungesë angazhimi ndaj ekipit dhe mund të jetë më shumë i interesuar për një fitim të lartë financiar sesa për të kontribuar në fushë.
Me një të ardhme në Turqi jashtë skenës, Sancho po i afrohet një kapitulli të ri në Itali.
Manchester United raportohet se ka pranuar një ofertë prej 25 milionë eurosh nga gjiganti i Serie A, Juventus.
Negociatat për kushtet personale thuhet se janë në një fazë të avancuar, dhe bisedimet janë përshpejtuar pas miratimit të tarifës së transferimit