Prezanton ish-futbollistin e Rijekës që ka luajtur 10 ndeshje me Kombëtaren Shpresa
Bernard Karrica është përforcimi i radhës i Vorës në merkato.
Skuadra e Bellait, ka prezantuar së fundmi sulmuesin, që së fundmi ishte pjesë e Ballkanit në Kosovë, ndërkohë që në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e klubit kroat të Rijekës.
Vlen të theksohet fakti se 24-vjeçari, numëron edhe 10 ndeshje me fanellën e Kombëtares Shpresa, ku ka arritur të shënojë 2 gola, si dhe 12 paraqitje me Shqipërinë U19.