Kessie ‘thikë pas shpine’ Milanit

- Bota Sot

Kessie ‘thikë pas shpine’ Milanit

Franck Kessie raportohet se është i interesuar të rikthehet në Serie A, mes zërave që e lidhin ish-mesfushorin e Milanit me Romën e Gian Piero Gasperinit. 

Sipas asaj që është raportuar nga La Gazzetta dello Sport, 28-vjeçari është gati të largohet nga klubi saudit Al-Ahli dhe dëshiron të ribashkohet me ish-trajnerin e tij Gasperini, këtë herë me ngjyrat verdhekuqe të Romës. 

Gasperini dhe Kessie kanë punuar së bashku te Atalanta dhe raportimet sugjerojnë se mesfushori nga Bregu i Fildishtë është i gatshëm të pranojë një ulje page për t’u rikthyer në elitën e futbollit italian. 

Aktualisht, Kessie përfiton një pagë prej 12 milionë euro në sezon, por është i gatshëm ta reduktojë këtë shumë për të realizuar kalimin te Roma. 

Raportet nga Italia theksojnë se pengesa kryesore për marrëveshjen nuk është tarifa e transferimit në vetvete, por nevoja e klubit roman për të balancuar financat në përputhje me rregullat e ‘Fair Play financiar’. 

Roma do të duhet së pari të shesë disa lojtarë në mënyrë që të financojë shumën prej 14 milionë eurosh që Al-Ahli kërkon për Kessie. 

Për këtë arsye, nuk pritet të ketë shumë zhvillime deri në fillim të korrikut, kur Roma do të ketë mundësinë të realizojë disa shitje.



Read it all at Bota Sot