Futbollisti Besmik Ferati mbetet pjesë e Malishevës.
Malisheva ka synime që të paraqitet sa më mira në garat evropiane përkatësisht në Conference League.
“Mesfushori me potencial të madh dhe një nga më të dalluarit tanë, Besnik Ferati do të vijojë të jetë pjesë e FC Malisheva.
Gjatë dy viteve të kaluara, ai ka treguar paraqitje mbresëlënëse, duke u përmirësuar vazhdimisht dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në sukseset tona, si një nga kontribuesit kryesorë.
Ky progres dhe cilësitë e tij na kanë bindur që t’i ofrojmë një kontratë të re, duke rikonfirmuar rrugëtimin tonë të përbashkët drejt objektivave të radhës”, njofton FC Malisheva.