Emri i madh i Kosovës, Esat Mehmeti: Me punë e angazhim kolosal ‘Bota sot’ ishte një port - kala që i bëri ballë për 30 vite fortunave

- Bota Sot

Emri i madh i Kosovës, Esat Mehmeti: Me punë e angazhim kolosal ‘Bota sot’ ishte një port - kala që i bëri ballë për 30 vite fortunave

Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, i është mirënjohës e falënderues stafit të gazetës kombëtare “Bota sot”, e cila për 30 vite rrugëtim ka informuar e promovuar sportin e Kosovës dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Ish portieri i mirënjohur e ka vlerësuar jashtëzakonisht gazetën “Bota sot”.

Mehmeti ka qenë portierimë i mirë që ka pas Kosova, duke u paraqitur për Llapin, Vardarin e Shkupit në Ligën e parë ish jugosllave, Trepçën, Lirinë etj.  

“Me një punë e angazhim kolosal ‘Bota sot’ ishte një port - kala që i bëri ballë për 30 vite fortuave të nënqiellit të Kosovës dhe jo vetëm, për një informim të saktë që në sfera të ndryshme populli ynë kaloi.

Si person i artit, sportit e kulturës, edhe një herë jam mirënjohës  fe alenderues të gjithë stafit profesional.

Në veçanti të përgëzoj e uroj 30 vjetorin “Bota sot” miku im, gazetarit Kemajl Goca.
Suksese në vazhdim”,
ka uruar Mehmeti.



Read it all at Bota Sot