Një incident është shënuar gjatë një vizite të Papa Leonit XIV në Romë teksa po përshëndeste një turmë njerëzish.
Një nga besimtarët që ishin mbledhur për pritjen e Papës, i hodhi atij një objekt që dukej të ishte një shall i skuadrës së Romës.
Shalli goditi kreun e Kishës Katolike Romake në kokë, duke i rrëzuar kapelen.
Ndërsa ai po e vinte përsëri kapelen, turma çau hekurat dhe u hodh përpara, duke u përpjekur ti kapnin duart Papa Leos.
Ekipi i sigurisë vendosi menjëherë rendin, ndërsa Papa bëri disa hapa prapa, duke i kërkuar turmës të qetësohej .
Por pse pikërisht shalli i skuadrës së Romës? Kjo sepse, Papa Leone XIV, me emrin civil Robert Francis Prevost, është tifoz i skuadrës së Romës.
Pas shumë spekulimeve që nisën menjëherë pas "tymit të bardhë" në Vatikan, vetë Ati i Shenjtë vendosi të shuajë çdo dyshim.
Gjatë një ndalese të shkurtër në shenjtëroren e Genazzano-s, Papa u përshëndet nga disa qytetarë dhe një tifoz i Romës i drejtoi një thirrje për mbështetje. Përgjigjja e papës ishte e shkurtër, por e qartë: “Forza Roma!”