Gjenden në kushte të tmerrshme dy të mitur të paregjistruar në Itali

- Bota Sot

Gjenden në kushte të tmerrshme dy të mitur të paregjistruar në Itali

Dy fëmijë të moshës gjashtë dhe nëntë vjeç janë gjetur në Torino gjatë evakuimit të një shtëpie fshatin Lauriano pas përmbytjes së fundit. Mediat italiane bëjnë të ditur se dy të miturit u gjetën të veshur me pelena dhe në një gjendje të tmerrshme higjieno-sanitare.

Prindërit janë dy holandezë të moshës 54 dhe 38 vjeç, të cilët u justifikuan duke thënë se fëmijët e tyre kishin mbërritur atje vetëm dy javë më parë. Por babai, një artist që punon me metal dhe me sa duket i fiksuar pas viruseve siç raportohet nga media lokale, ka jetuar në qytetin piemontez për të paktën tre vjet. Historia e këtyre "vëllezërve fantazmë" ka tronditur të gjithë komunitetin italian.

Sipas mediave italiane nëna 38-vjeçare, thuhet se është e pastrehë. Së bashku me bashkëshortin e saj, ajo pretendoi se fëmijët e saj, të cilët tani ndodhen në dy komunitete dhe presin vendosjen e tyre në një familje kujdestare, po ndiqnin një program shkollimi në shtëpi. Por dy fëmijët, pa dokumente, nuk ekzistonin për shtetin italian.

Babai, duket se ka qenë i fiksuar pas viruseve. Kështu që nga shpërthimi i pandemisë Covid në vitin 2020, dy fëmijët nuk shkuan më në shkollë dhe mbetën të mbyllur në shtëpi. Zyra e prokurorit për të mitur ka aktivizuar procedurën e birësimit, e cila është ende në vazhdim, ndërsa  prindërit holandezë kanë humbur përgjegjësinë prindërore.



Read it all at Bota Sot