Kina shkarkon trajnerin

- Bota Sot

Kina shkarkon trajnerin

Dështimi për t’u kualifikuar për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë i ka kushtuar trajnerit të ekipit kombëtar të Kinës, trajnerit kroat Branko Ivankoviq, vendin e tij të punës.

Njoftimi u bë nga federata e futbollit në një deklaratë. Shpresat e Kinës, aktualisht e renditur në vendin e 94-të në renditjen e FIFA-s, për të arritur të paktën në fazën eliminatore u shuan nga humbja në fillim të muajit kundër Indonezisë, e shtata në dhjetë ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës.

“Ekipi kombëtar i meshkujve nuk arriti të kualifikohej për fazën eliminatore”, shkroi federata në një deklaratë, “dhe për këtë arsye kontrata e trajnerit dhe e stafit të tij ndërpritet automatikisht, në përputhje me atë që u vendos në atë kohë”.

Posti i Ivankovic, i cili më parë ka stërvitur dhe përfaqësuesen e Iranit, është marrë përkohësisht nga trajneri i ekipit kombëtar nën 19 vjeç, serbi Dejan Djurdjevic, ndërsa pritet emërimin e një trajneri të ri.



Read it all at Bota Sot