Ardian Ismajli mbetet në Itali

- Bota Sot

Ardian Ismajli mbetet në Itali

Mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli.

Mirëpo Ismajli do të mbetet në Itali, pasi që ka arritur marrëveshje me skuadrën e Serie A, Torino, sipas “Sky Italia”.

Mbrojtësi kuqezi nuk do të jetë i vetmi nga Empoli, që do të shkojë te Torino pasi që edhe lojtari tjetër, Tino Anjorin pritet të ndjekë rrugën e tij.

Ismajli ka arritur të bënte 31 paraqitje me Empolin këtë sezon, në Serie A dhe në Kupën Italiane, por nuk arriti të shmangte rënien për në Serie B.



Read it all at Bota Sot