Shpërthejnë tifozët e Bilbaos

- Bota Sot

Shpërthejnë tifozët e Bilbaos

I dëmtuar një herë dhe më pas i restauruar, murali në nder të Nico Williams në periferi të Bilbaos është dëmtuar përsëri nga tifozët e Atletik Bilbaos.

Sulmuesi i ri spanjoll, i cili thuhet se është pranë bashkimit me Barcelonën, ka qenë në qendër të një proteste të zjarrtë nga tifozët.Disa tifozë e kanë kritikuar me zë të lartë ditët e fundit, duke dëmtuar një mural të famshëm që e portretizon atë së bashku me vëllain e tij Injaki dhe një tjetër legjendë të klubit bask, Iker Muniain .

Fytyra e tij ishte fshirë për t’i hapur rrugë shprehjes: “Nuk ka rëndësi nëse largohesh apo qëndron, ke humbur respektin tonë ”.

Edhe pse murali, i krijuar nga artisti Karlos Lopez në periferi të Bilbaos, Barakaldo, u restaurua më vonë, ai u dëmtua përsëri gjatë natës së premtes.

Siç raportoi gazeta “Marca”, fytyra e Niko Uilliams këtë herë ishte e mbuluar me bojë blu, me fyerjen qartë të dukshme: “Mi...” .



Read it all at Bota Sot