Shqiptari ia “tregon derën” tre futbollistëve që nuk bindën te Milani

- Bota Sot

Shqiptari ia “tregon derën” tre futbollistëve që nuk bindën te Milani

Drejtori sportiv i AC MIlan, shqiptari Igli Tare e ka nisur me seriozitet punën te skuadra e Milanit.

Kuqezinjët sot përmes faqes zyrtare kanë njoftuar largimin e tre futbollistëve që nuk bindën në sezonin e fundit.

Sulmuesi portugez, Joao Felix erdhi si huazim nga Chelsea në muajin janar, por ishte larg pritshmërive, duke shënuar vetëm tre gola.

Fatin e njëjtë e ka edhe mbrojtësi Kyle Walker i cili ishte i huazuar nga Manchester City.

I treti largim nga Milani është Riccardo Sottil, i cili u aktivizua shumë pak për gjashtë muaj sa ishte pjesë e kuqezinjëve.



Read it all at Bota Sot