Armando Sadiku do të kthehet në Shqipëri?

- Bota Sot

Armando Sadiku do të kthehet në Shqipëri?

Armando Sadiku do të rikthehet sërish në Shqipëri, por këtë herë jo më në Kombëtare, por në Superiore.

Njeriu që shkroi historinë me golin e parë të Shqipërisë në Europian, madje që na dha edhe fitoren e parë në Europian dhe të vetmen, mund të jetë pjesë e Elbasanit. Presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa, ishte në një intervistë me gazetaren Trevisa Tufa në “Sport News”.

I pyetur në lidhje me Armando Sadikun, ai zbuloi edhe bisedimet e bëra me të. “Jam takuar personalisht këtu në stadium me Sadikun.

Ai ka shprehur dëshirën se nëse do të kthehej në futbollin shqiptar, do donte të vishte vetëm fanellën e Elbasanit, pasi ai është vetë nga ky qytet. Ne jemi ende në bisedime, pasi nuk e ka vendosur akoma nëse do të rikthehet apo jo”, tha Llupa.



Read it all at Bota Sot