Coleman rinovon me Evertonin

- Bota Sot

Coleman rinovon me Evertonin

Kapiteni legjendar i Evertonit, Seamus Coleman, do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi veteran ka firmosur një kontratë të re njëvjeçare, ndërsa trajneri David Moyes është i entuziazmuar që do ta ketë sërish në skuadër.

“Seamus është më shumë se një lojtar te Evertoni. Ai ofron kaq shumë cilësi të ndryshme,” u shpreh Moyes për faqen zyrtare të klubit.

“Lidershipi i tij, profesionalizmi dhe humaniteti janë të jashtëzakonshëm. Ai ka ndihmuar klubin të kalojë disa periudha të vështira gjatë viteve të fundit dhe ndikimi i tij në dhomën e zhveshjes ka qenë kyç në këtë aspekt.”

“Ka kaluar disa lëndim të rënda, por gjithsesi ka ditur të mbetet një burim frymëzimi për shokët e ekipit”, theksoi ai.

Tekniku skocez shtoi gjithashtu se klubi mund të hyjë në një periudhë ndryshimesh të mëdha dhe roli i Coleman do të jetë vendimtar.

“Kjo mund të jetë një periudhë e ndryshimeve të mëdha për klubin dhe dua dikë që mund të përcjellë mesazhin e asaj që do të thotë të jesh lojtar i Evertonit. Seamus gjithmonë e ka bërë këtë dhe e di që do të vazhdojë ta bëjë edhe në këtë epokë të re”, përfundoi Moyes.



Read it all at Bota Sot