Dëmtohet sërish ylli i Realit

- Bota Sot

Dëmtohet sërish ylli i Realit

Sikur të mos mjaftonin dëmimet e shumta në sezonin e kaluar, duke ndikuar ndjeshëm në formën e tij edhe kur rikthehej në fushë, David Alaba është dëmtuar sërish dhe pritet të mungojë jo më pak se dy muaj.

Austriaku ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe pritet të humbë gjithë fazën përgatitore me ekipin dhe të jetë i gatshëm për Xabi Alonso-n në fillim të shtatorit, gjithmonë nëse nuk del ndonjë pengesë e re përpara.

Me dëmtimin e pësauar së fundmi, David Alava do vazhdojë të mbetet pjesë e Real Madrid me apo pa dëshirën e drejtuesve të klubit.

Para se të dëmtohej, për austriakun ka pasur interes vetëm nga disa klube earabe dhe ato në MLS, por me dëmtimin e pësuar tani, sigurisht që nuk ka asnjë klub në botë që të kërkojë transferimin e tij.

Kështu që, të paktën deri në merkaton e janarit, Alaba do vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid, edhe pse që ku është transferuar te “Los Blancos” më shumë kohë ka kaluar në infermieri sesa në fushë.



Read it all at Bota Sot