Milani ka arritur akordin me Samuele Riçin, që do të veshë fanellën e kuqezinjve për edicionin e ardhshëm.
Igli Tare ka mbajtur fjalën, pasi kishte thënë që gjatë kësaj jave do të kishte përforcim në mesfushë.
Asgjë nuk është mbyllur, ndërsa Riçi dhe Modriç do të jenë nën urdhërat e Alegrit në korrik.
Objektivi i madh mbetet nënshkrimi me Ardon Jasharin. Për këtë të fundit operacioni do i kalonte 30 milionë euro.
Klub Bryzh nuk i ul pretendimet, ndërsa në anën tjetër Jashari e pret kalimin në Milano. Reijnders ka mbushur arkën e Milanit, pasi kaloi te Mançesteri Siti për 55 milionë euro.