Kampioni anglez transferon një portier

- Bota Sot

Kampioni anglez transferon një portier

Liverpool ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me portierin Freddie Woodman si lojtar të lirë nga Preston North End. 

Woodman, 28 vjeç, bëri 22 paraqitje për skuadrën nga Championship sezonin e kaluar. 

Kontrata e tij me Preston skadon në fund të këtij muaji, çka i mundëson atij të bashkohet me ‘Të Kuqtë’ si transferim i lirë.  

Ai do t’i bashkohet stërvitjeve parasezonale me Liverpoolin muajin tjetër. 

Woodman do të përfshihet në skuadrën e trajnerit Arne Slot si portieri i tretë, pas titullarit Alisson Becker dhe numrit një të Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili. 

Mamardashvili, 24 vjeç, kishte rënë dakord të bashkohej me Liverpool që verën e kaluar, por qëndroi te Valencia për sezonin 2024/2025. 

Këto afrime në portë kanë bërë të mundur largimin e Caoimhin Kelleher, i cili është transferuar te Brentford për një shumë që mund të arrijë deri në 18 milionë euro. 

Liverpool ka vepruar shpejt dhe me llogari të qarta në afatin kalimtar këtë verë, duke siguruar emra të mëdhenj si Florian Wirtz, Milos Kerkez dhe Jeremie Frimpong, ndërkohë që ka bërë edhe afrime strategjike si Woodman, i cili llogaritet si lojtar vendas sipas rregulloreve të UEFA-s.



Read it all at Bota Sot