Xabi Alonso mbetet i shqetësuar për gjendjen shëndetësore Mbappes

- Bota Sot

Xabi Alonso mbetet i shqetësuar për gjendjen shëndetësore Mbappes

Trajner i Real Madrid, Xabi Alonso, është në ankth për gjendjen shëndetësore të Kylian Mbappé.

Ylli francez nuk ka debutuar ende në Botërorin për Klube për shkak të një gastroenteriti të rëndë, duke munguar edhe në fitoren 3-0 ndaj Salzburgut.

Tani objektivi është ta kenë gati për sfidën e 1/8-ave kundër Juventusit, që do të luhet të martën, më 1 korrik, në orën 21:00 në Miami.

“Kemi nevojë për Kylian, natyrisht,” u shpreh Alonso pas ndeshjes kundër Salzburgut.

“Dëshirojmë që të rikthehet sa më shpejt dhe në formën më të mirë. Ai është një nga më të mirët në botë. Shpresoj shumë që të jetë gati. Nuk mund ta garantoj, por jemi optimistë.”

Trajneri spanjoll ka tashmë një ide të qartë për bashkëjetesën në fushë mes Mbappé dhe Vinicius Junior, protagonist me një gol dhe një asist në ndeshjen e fundit.

“Vinicius mund të nisë nga krahu, Kylian të luajë më në qendër, por nuk është çështje zgjedhjeje mes tyre. Bëhet fjalë për ndjesi, për perceptim.

Ata kanë cilësi të jashtëzakonshme individuale, por këto duhet të funksionojnë brenda një sistemi kolektiv,” theksoi Alonso.



Read it all at Bota Sot