Dushan Vlahoviq kërkohet me ngulm nga Masimiliano Alegri
.Trajneri italian e do sulmuesin për Milanin, ndërsa duhet ta marrë nga rivalët e Juventusit.
Vlahoviq ka kontratë edhe për një sezon, ndërsa paga e tij shkon 12 milionë euro.
Dhe pse më parë konsiderohej i pamundur për kuqezinjtë, Juventusi nuk duket se do rezistojë shumë për sulmuesin serb.
25-vjeçari e ka humbur shkëlqimin te “Zonja”. Në mungesë edhe të rinovimit, largimi është i pashmangshëm.
Mbetet për t’u parë se cila ofertë do të jetë e duhura për palët. Igli Tare ndërkohë si drejtor sportive duhet të luajë rol kyç për ta marrë nga rivalët e përjetshëm.