Lyon me shumë gjasa do të jetë pjesë e Ligës 2 në Francë për sezonin e ardhshëm.
Klubi historik është dënuar për shkak të problemeve me financat, ndërsa ka mundësi ta apelojë vendimin.
Tifozët me të drejtë janë revoltuar duke protestuar për situatën që u krijua. Shënjestra e tyre është pronari i klubit, Xhon Tekstor.
“Lyoni nuk është i yti, Tekstor zhduku”, u shprehën tifozët ndër koret e tyre.
Dhe nëse Lyon do të jetë pjesë e Ligës 2 në edicionin e ardhshëm, sërish do të luajë në Ligën e Europës.