Një 23-vjeçar ka humbur jetën në Lezhë teksa ndodhej për pushime me familjen.
I riu nga Kosova raportohet se vuante nga probleme shëndetësore që në fëmijëri.
Policia bën me dije se 23-vjeçari ka mbërritur në spital pa shenja jete. Paraprakisht thuhet se i riu ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së 23-vjeçarit në Lezhë.