Guardiola i entuziasmuar nga paraqitja e skuadrës: Eh, sa kohë kishim pa luajtur ashtu!

- Bota Sot

Guardiola i entuziasmuar nga paraqitja e skuadrës: Eh, sa kohë kishim pa luajtur ashtu!

Pep Guardiola është dukur dukshëm i çliruar në fytyrë pas ndeshjessë fituar 5-2 kundër Juventusit në Botërorin e Klubeve, pasi më në fund shikoi atë Mançester Siti që kishte kohe që nuk e shihte në fushën e lojës.

“Paraqitje e shkëlqyer! Ka kaluar shumë, shumë kohë që kur kemi pasur një ndeshje të këtilllë, siç bëmë ndaj Juventusit. Sa kohë kishim që nuk luanbim kështu!”, u shpreh tekniku i “Citizens” para gazetarëve. Sigurisht, prania e Rodrit dha një plus të madh.

“Nuk ka ekip që nuk mund ta humbasë lojtarin më të mirë në botë. Rodri e di çfarë të bëjë me topin në çdo moment… Nuk e prisja që të luante më shumë se 45 minuta, por ai më tha: ‘Më jep pak më shumë minuta…’. Në pjesën e dytë, kishim më shumë kontroll dhe i thashë vetes: ‘Ai është gati për sfidën tjetër’. Duhet thënë se sezonin e fundit humbëm shumë lojtarë për shkak të dëmtimeve dhe si rrjedhojë humbëm energjinë që kemi pasur gjithmonë”, shpjegoi spanjolli.

Tashmë, Real Madridi, meqënëse nuk vjen si kundërshtar i 1/8-ave, mund të jetë një rival vetëm sa i takon trofeut të Botërorit. “Të gjithë e dinë se çfarë lloj skuadre janë. Jam i lumtur që Alonso është atje, por të shohim…. Më shumë do të flas vetëm kur të ndeshemi me ata”, përfundoi Pep.



Read it all at Bota Sot