Milani nuk ndalet. Rindërtimi i mesfushës që po përjeton skuadra kuqezi që nga shitja e Tijjani Reijnders te Manchester City është më i gjallë se kurrë, duke marrë parasysh edhe faktin se është ende në fazën e tij embrionale.
Me mbërritjen e Luka Modric si transferim i lirë dhe marrëveshjen me Torinon për Samuele Riçi të përfunduar, drejtori sportiv Igli Tare nuk ka ndërmend ta përfundojë fushatën e transferimeve në mesfushë këtu: duke mos përjashtuar interesin për Javi Guerra nga Valencia dhe Granit Xhaka nga Bayer Leverkusen, drejtuesi shqiptar dëshiron të gjejë ekuilibrin e duhur për t’i ofruar Massimiliano Allegrit një mesfushor të ri si Ardon Jashari.
Në orët e fundit ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë midis Igli Tares dhe drejtorit sportiv të Club Brugge.
Gjatë këtij takimi, drejtori sportiv i kuqezinjve u përpoq të kuptonte nëse belgët ishin të disponueshëm dhe të hapur për të ulur atë kërkesë ekonomike prej 40 milionë eurosh midis pjesës fikse dhe asaj variabile, e përforcuar edhe nga po-ja e mbërritur tashmë nga Jashari – i cili tashmë ka komunikuar dëshirën e tij për t’u transferuar drejt Milanit.