FC Shkupi në bisedime me Arsim Lamallarin!
FC Shkupi është në kontakt me mbrojtësin qendror Arsim Lamallari, i cili shihet si një alternativë serioze për forcimin e prapavijës. 30-vjeçari ka një përvojë të gjatë në Ligën e Parë dhe shihet si një zgjidhje e qëndrueshme për qendrën e mbrojtjes.
Lamallari sezonin e fundit ishte pjesë e Besës së Dobërdollit, ndërsa më herët ka mbrojtur ngjyrat e Sileksit dhe FC Skopjes.
Palët janë në fazën e bisedimeve dhe në rast akordi, lojtari pritet të prezantohet së shpejti si përforcim i radhës i klubit nga Çairi.