Interi është në kërkim të një mesfushori të ri. Kjo lëvizje dhe dëshirë e italianëve prek edhe Kristjan Asllanin.
Sipas gazetarit Alfredo Pedulla bëhet me dije se Interi ka bërë hapa konkret për Nicolo Rovella. Ky i fundit luan te Lazio, ndërsa pëlqehet shumë nga drejtuesit dhe stafi i zikaltërve.
Oferta prej 35 milionë euro e bërë për Lazion përfshin edhe Kristjan Asllanin. Ky i fundit mund të kalojë te Lazio në formë huazimi me mundësi blerje të kartonit të tij në fund të seznit.
Ndërkohë mësohet se Lazio fillimisht e ka refuzuar një propozim të tillë, ndërkohë Interi vazhdon të tentojë për këtë lëvizje.
Te Lazio për të lënë të lirë Rovella kërkojnë minimalisht 50 milionë euro, kjo pasi 23-vjeçari është pjesë e rëndësishme e skuadrës.