Ange-Joan Boni ka plotësuar repartin ofensiv të Interit!
Parma do të sigurojë 23 milionë euro plus tre të tjera në bonuse me vizitat mjekësore të lojtarit që do të planifikohen më vonë, ndërsa pritet të zgjidhen disa çështje burokratike. Me sulmuesin që do të integrohet në ekip, zikaltërit kanë arritur në 60 milionë euro shpenzime, ose më saktë buxhetin e caktuar për merkaton.
Tani është koha për të shitur për të mbuluar shpenzimet dhe departamenti që mund të shohë disa largime në seancën e ardhshme të negociatave mund të jetë mesfusha.
Siç është raportuar në numrin e sotëm të Corriere dello Sport, një largim i Davide Fratezi nuk do të ishte aq i dukshëm, ndërsa një transferim i Kristjan Asllanit është më i mundshëm. Gjithsesi presim se çfarë do të ndodh, nëse performancat e mesfushorit të Kombëtares në Botëror do ti ndërrojnë mendjen drejtuesve zikaltër.