Gruaja bie nga ballkoni në Zagreb

- Bota Sot

Gruaja bie nga ballkoni në Zagreb

Policia e Zagrebit konfirmoi se kishte marrë një raport se një grua kishte rënë nga një ballkon.

"Rreth orës 8:40 të mëngjesit, një grua ra nga kati i parë i një pallati dhe vdiq. Rrethanat e incidentit po përcaktohen", tha Departamenti i Policisë së Zagrebit duke mos dhënë më shumë detaje.

Një hetim policor është duke u zhvilluar. Një dëshmitar tha për mediat kroate se një burrë ishte ndaluar.

"Këtë mëngjes kishte polici, dy ambulanca, zjarrfikës. Ata rrethuan parkingun nga të dyja anët dhe kishte një konfuzion të vërtetë. Ata ndaluan një burrë pak më parë", tha ai.

Policia ende nuk e ka konfirmuar informacionin në lidhje me arrestimin.



Read it all at Bota Sot