Liverpooli është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për të nënshkruar me mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi, sipas mediumeve të ndryshme angleze.
Përfaqësuesit e Guehit dhe ekipi i rekrutimit të Liverpoolit kanë qenë në kontakt që në fillim të këtij viti, ndërsa bisedimet tani pritet të përshpejtohen.
Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili këtë vit ndihmoi Crystal Palace të fitojë për herë të parë Kupën FA, është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij.
Meqë Guehi nuk dëshiron të rinovojë kontratën, ai shihet si një përforcim shumë tërheqës për Liverpoolin.
Ambiciet e tij për të siguruar një vend në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës 2026 e shtyjnë që të kërkojë minuta të rregullta në fushë.
Nga ana tjetër, Liverpooli ka bërë të ditur se finalizimi i marrëveshjes kërkon durim dhe kujdes.
Nëse nënshkrimi realizohet, Guehi do të ishte një përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen e Reds, pas transferimeve të fundit të Kerkez, Frimpong dhe Wirtz.
The Reds do të shpenzojnë 30 milionë funte për transferimin e qendërmbrojtësit anglez.