Besfort Zeneli po ndërron ambient?

- Bota Sot

Besfort Zeneli po ndërron ambient?

Skuadra e Elfsborgut po luan ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në elitën e futbollit suedez ndaj Varnamos.

Në këtë ndeshje mungon mesfushori shqiptar, Besfort Zeneli.

Në mediat suedeze kanë nisur spekulimet se lojtari shqiptar mund të largohet nga skuadra gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Oferta ka për Zenelin, por ne mësojmë se lojtari mungon në këtë ndeshje shkaku i një problemi me stomakun e tij.

Kujtojmë që Besfort Zeneli, vëllai i Arbër Zenelit muaj më parë ndërroi kombëtaren, nga Kosova në atë të Suedisë.



Read it all at Bota Sot