Egnatia rikthehet te fitorja në Bullgari

- Bota Sot

Egnatia rikthehet te fitorja në Bullgari

Egnatia u përball me Farul Konstantën në Bullgari. Ndeshja miqësore me rumunët u fitua me rezultatin 1-0 nga kampionët e Shqipërisë.

Egnatia e Edlir Tetovës e luajti takimin me rumunët, pasi më parë ishte mposhtur nga Drita, kishte fituar përballë CSKA-së së Sofjes dhe barazoi me Iberian. Goli i vetëm i ndeshjes sot erdhi nga një goditje jashtë zone në minutën e 5-të.

Egnatia e dominoi takimin duke humbur dhe raste të tjera për shënim.

Përgatitjet për Europën vijojnë.

Rrogozhinasit do përfaqësojnë Shqipërinë në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Goglat i kanë rezervuar Breidablik. Këto të fundit janë kampionët e Islandës.



Read it all at Bota Sot