Bayerni është gati për ndeshjen e 1/8-ave të finaleve në Kupën e Botës për Klube kundër Flamengos.
Musiala është rikthyer dhe duhet të bëjë diferencën kundër mbrojtjes kompakte të brazilianëve.
Lajmi i mirë është se të gjithë lojtarët e Bajernit ishin në formë dhe gati për të luajtur, ndërsa filluan përgatitjet për ndeshjen e 1/8-ave kundër Flamengos së Rio de Zhaneiros. Vetëm Minjae Kim nuk është një opsion serioz për shkak të problemeve me tendinën e Akilit.
Tani nuk ka më shaka. Nëse në grupe mund t’i lejosh vetes ndonjë rrëshqitje, tani një gabim dhe je në shtëpi. Dhe Kompani shpreson që skuadra e tij ka ketë mbaruar me gabimet me ndeshjen kundër Benfikës.
Në krahun tjetër edhe brazilianët e Flamengos, do të tentojnë gjithçka për gjithçka, për të surprizuar baverezët dhe për të siguruar një biletë për në raundin çerekfinal.