Viktor Orban: Parada e LGBTQ+, një spektakël i neveritshëm dhe i orkestruar nga Brukseli

- Bota Sot

Viktor Orban: Parada e LGBTQ+, një spektakël i neveritshëm dhe i orkestruar nga Brukseli

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, gjithnjë ka shprehur qendrimin e tij kundër komunitetit LGBTQ+, por kësaj here akuza ka hedhur ndaj Bashkimit Evropian.

Duke folur sot (29 qershor) për Paradën e LGBTQ+ para një grupi të mbyllur online për mbështetësit e tij të quajtur “Fight Club”, kryeministri hungarez tha se politikanët e opozitës, të udhëzuar nga “Bruksel”, i kishin nxitur votuesit e tyre të merrnin pjesë në këtë ngjarje masivisht.

“Që nga dje, jemi bërë edhe më të bindur se këta njerëz nuk duhet të lejohen pranë kryesimit të qeverisë. Dhe ne nuk do ta lejojmë këtë”, tha Orbán, raporton Corriere della Serra.

Komisioni Evropian sakaq, refuzoi të komentonte mbi komentet e supozuara të Orban.

Orban e cilëson paradën e LGBTQ+, si “të neveritshme dhe të turpshme”, duke përmendur në veçanti një shfaqje drag, burra me taka të larta dhe pamflete rreth terapisë hormonale.

Marshimi u ndalua sipas një ligji të miratuar në mars që lejon ndalimin e marshimeve të Paradës, duke përmendur nevojën për të mbrojtur fëmijët.

Kundërshtarët e Orban e shohin ndalimin si pjesë të një goditjeje më të gjerë ndaj lirive demokratike përpara zgjedhjeve kombëtare vitin e ardhshëm, kur kryeministri veteran, në pushtet prej 15 vitesh, po përballet me një kundërshtar të fortë.

Ditën e premte (27 qershor), Orban tha se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e konsideronte Hungarinë “një vend të nënshtruar”.

Von der Leyen, u bëri thirrje autoriteteve hungareze ditët e fundit që të lejonin marshimin e LGBTQ+, por Orban e krahasoi mesazhin e saj me një urdhër nga Moska gjatë epokës komuniste.



Read it all at Bota Sot