Zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Arben Dervishaj, ka bërë publike disa vendime të rëndësishme për të ardhmen e infrastrukturës dhe financimit të futbollit shqiptar, gjatë një interviste në emisionin “Botërori i Vogël” në ABC News.
Ai theksoi se, përkundër mungesës së mbështetjes financiare nga shteti dhe zvarritjes së ligjit për sponsorizimet dhe basteve sportive, FSHF ka vendosur të investojë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë.
Gjithashtu, Dervishaj njoftoi për projekte të reja infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e fushave të reja, përmirësimin e stadiumeve ekzistuese si në Përrenjas, apo Gjirokastër si dhe ngritjen e një hoteli pranë Shtëpisë së Futbollit për akomodimin e ekipeve kombëtare. Ai konfirmoi gjithashtu se stadiumi kombëtar do të mbajë emrin “Air Albania” për edhe pesë vite të tjera.
“Duke qenë se FSH duke parë federatën e klubeve. Fe4derata e Futbollit merr zero lekë nga buxheti i shtetit, duke parë këtë rast, duke qenë se ne nuk kemi akoma ligjin e sponsorizimeve, dhe ligji nuk po miraton ligjin e basteve. Atëherë federata duke pasur një performamcë më të mirë, duke krijuar më shumë të ardhura, ka vendosur që të japë një shifër prej 3 milionë euro për Superioren dhe Kategorinë e Parë.
Gjithashtu u vendos që edhe për pesë vite stadiumi në kryeqytet të vazhdojë të mbajë emrin “Air Albania”, kjo sipas FSHF. Ne në këtë vit do të përfundojmë fushën e tretë në shtëpinë e futbollit, do të fillojmë mbledhjen e kësaj fushe. Po punojmë edhe për ndërtimin e një fushe në Përrenjas. Do të fillojnë ndërtimet edhe në stadiumin e Kavajës, që do të jetë i kategorisë së parë.
Kjo për të rritur inventarin e fushave të stërvitjes. Së shpejti do të fillojnë ndërtimet edhe për ndërtimin e një hoteli pranë Shtëpisë së Futbollit për akomodimin e ekipit kombëtar të futbollit. Për çdo kategori duhet që të bëjmë shumë më shumë investime”, tha Arben Dervishaj.