Lojtari nga Kosova arrin marrëveshjen për 3 vite, do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon!?

- Bota Sot

Lojtari nga Kosova arrin marrëveshjen për 3 vite, do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon!?

Lojtari nga Kosova, Ardian Ismajli, do të mbetet në Serinë A edhe për 3 vitet e ardhshme.

Gazetari italian, Nikolo Shira, ka bërë me dije se mbrojtësi shqiptar pritet të veshë fanellën e Torinos.

Sipas tij, palët kanë rënë dakort në parim.

Bëhet fjalë për një kontratë deri në verën e vitit 2028, nga e cila Ismajli do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon.

Një përmirësim në akpektin ekonomik, duke qenë se te Empoli lojtari i Kombëtares kuqezi përfitonte 900 mijë euro në sezon.



Read it all at Bota Sot