Bayern Munihu është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror për klube.
Kampioni i Gjermanisë, Bayerni, e ka mposhtur me rezultat 4:2 skuadrën braziliane, Flamengo.
Gjashtë gola u shënuan në stadiumin në Miami.
Bayerni ka treguar fuqinë ndaj Flamengos që ishte e rrezikshme herë pas here.
Harry Kane është vula e fitores së bavarezëve.
Pulgar (6-autogol), Kane (9 e 73), Goretzka (41) shënuan për Bayernin dhe Gerson (33) e Jorginho (55 - nga penalltia) për Flamengon.
Bayerni kualifkohet në çerekfinale ku do të ndeshet me PSG-në.