Një i ri ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ai u aksidentua më 27 qershor me motor në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.
Kjo u konfirmua nga Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur në QKUK. Vdekja është konstatuar nga mjekët”, deklaroi Rugova.
Media mëson se viktima është Mirzatin Berzati.