Zjarre ‘deri në qiell’! Turqia nën ‘pushtetin’ e flakëve, situatë më e rënduar në Izmir

- Bota Sot

Zjarre ‘deri në qiell’! Turqia nën ‘pushtetin’ e flakëve, situatë më e rënduar në Izmir

Brenda 24 orëve të fundit, Turqia është goditur nga 77 zjarre, nga të cilat 53 kanë përfshirë sipërfaqe pyjore.

Situata më e rëndë paraqitet në qytetin e Izmirit, ku disa banesa janë djegur plotësisht dhe dhjetëra lagje janë evakuuar. Zjarri që shpërtheu në kufirin mes distrikteve Menderes dhe Seferihisar është përhapur me shpejtësi në zonat e banuara, duke detyruar autoritetet të shpëtojnë banorët e bllokuar nga flakët.

Për të përballuar emergjencën, janë angazhuar më shumë se 1,000 zjarrfikës, si dhe dhjetëra helikopterë dhe avionë zjarrfikës.

Tymrat janë bërë të dukshëm edhe nga ishujt grekë. Krahas përpjekjeve për shuarjen e flakëve, autoritetet kanë nisur hetime për zjarrvënie të qëllimshme.

Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, ka bërë me dije se janë arrestuar 17 persona, përfshirë një të dyshuar në Izmir që mendohet të ketë përdorur benzinë për ndezjen e zjarrit.



Read it all at Bota Sot