Opsioni i Real Madridit për transferimin e Nico Paz skadon sot

- Bota Sot

Opsioni i Real Madridit për transferimin e Nico Paz skadon sot

Real Madridi ka afat vetëm edhe sot për të aktivizuar opsionin e blerjes së Nico Paz nga Como për shumën prej 8 milionë eurosh.

Megjithatë, sipas Sky Sport Italia, ‘Merengues’ do të kenë mundësi të ngjashme edhe në vitet 2026 dhe 2027, përkatësisht për 9 dhe 10 milionë euro.

Mesfushori 20-vjeçar u transferua përfundimisht te Como verën e kaluar dhe shkëlqeu nën drejtimin e Cesc Fabregas, me 6 gola dhe 9 asiste në 35 ndeshje në sezonin e tij të parë në Serie A.

Como do ta hapë sezonin e ri 2025-26 më 24 gusht kundër Lazios në shtëpi.



Read it all at Bota Sot