Donis Avdijaj është bërë me ekip të ri.
Futbollisti është transferuar tek ekipi Wolfsberger AC.
Klubi austriak e ka bërë publik lajmin përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale.
“RZ Pellets WAC e ka transferuar ish-lojtarin e Hartberg, Donis Avdijaj, si transferim i lirë. Avdijaj, i cili do ta veshë fanellën me numër 10 në Lavanttal, tani do të jetë në kërkim të golave për ekipin tonë. Mirë se vjen në Wolfpack, Donis”, shkroi klubi austriak.