Tërmet 4.6 ballë “shkund” Napolin, më i forti në 40 vitet e fundit

- Bota Sot

Tërmet 4.6 ballë “shkund” Napolin, më i forti në 40 vitet e fundit

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter goditi qytetin e Napolit në orën 12:47 të mesditës së së hënës (30 qershor), në zonën detare të Fushave Flegreane, një rajon me aktivitet të lartë sizmik dhe dendësi të madhe popullsie.

Lëkundja është raportuar si më e forta që ka goditur qytetin në 40 vitet e fundit. Banorët e zonës e ndjenë fuqishëm dhe shumë prej tyre dolën nga banesat për shkak të frikës.

Por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

 

Autoritetet lokale dhe shërbimet emergjente janë në gatishmëri, ndërsa vlerësimi i situatës vijon.



Read it all at Bota Sot