Struga Trimi Lum nis përgatitjet, cakton gjashtë miqësore

- Bota Sot

Struga Trimi Lum nis përgatitjet, cakton gjashtë miqësore

Struga Trim Lum ish–kampion i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe ka bërë publike listën e ndeshjeve kontrolluese që do të zhvillojë gjatë verës, njofton Telegrafi.

Struganët me në krye trajnerin Bledi Shkëmbi, në total kanë planifikuar gjashtë miqësore, të cilat do t’i ndihmojnë ekipit të rifitojë ritmin para sfidave zyrtare.

Struganët kanë vendosur që t’i matin forcat me kundërshtarë nga kampionati vendor dhe nga rajoni. Ndeshja e parë miqësore është caktuar për 7 korrik, kur Struga do të përballet me ekipin kosovar Ballkanin. Më pas, më 12 korrik, do të luajnë ndaj Pellisterit, ndërsa më 16 korrik do të zhvillojnë ndeshjen ndaj skuadrës serbe Trayal Krushevac.

Faza përgatitore do të vazhdojë me edhe tre takime të tjera, të planifikuara për periudhën 23 korrik – 1 gusht.

Struga do të përballet me Llapin nga Kosova, Skënderbeun nga Shqipëria, si dhe me GFK Ohrid, pjesëtar i Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut.



Read it all at Bota Sot