Ismajli largohet nga Empoli pas 4 vitesh: Udhëtimi im mbaron këtu

- Bota Sot

Ismajli largohet nga Empoli pas 4 vitesh: Udhëtimi im mbaron këtu

Mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli nuk është më pjesë e Empolit.

Pas përfundimit të kontratës, mbrojtësi i kombëtares shqiptare është tashmë një lojtar i lirë, duke i dhënë fund një aventure katërvjeçare me klubin toskan.

Në një mesazh emocional në rrjetet sociale, Ismajli ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.

“Të dashur njerëz të Empolit, pas katër vitesh udhëtimi im mbaron këtu. Në këto katër vite që nga dita e parë u ndjeva si në shtëpi, ku u rrita si lojtar dhe akoma më shumë si person. Falënderoj presidentin Fabrizio Corsi, zëvendëspresidenten Rebecca Corsi, të gjithë punonjësit, tifozët, qytetin dhe të gjithë shokët e ekipit. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një përshëndetje,” shkruan mbrojtësi kuqezi.

E ardhmja e Ismajlit mbetet ende për t’u vendosur, ndërsa pritet që ofertat për të mos mungojnë, pas paraqitjeve të mira si në Serie A ashtu edhe me kombëtaren shqiptare. 



Read it all at Bota Sot