Drenica privatizohet, bëhet me pronar të ri

- Bota Sot

Drenica privatizohet, bëhet me pronar të ri

KF Drenica ka nisur një etapë të re, pasi sot (e hënë) klubi është privatizuar dhe tani do të ketë një pronar të ri. 

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka konfirmuar se klubi ka kaluar në duar të investitorëve gjermano-kosovarë. 

Nga tani e tutje pronarë të Drenicës do të jenë Thomas Wustenfeld dhe Faton Seferi 

Njoftimi i plotë nga Fadil Nura: 

Moment historik dhe fillim i një etape të re për Klubin e Futbollit “Drenica”, që po kalon në duar të investitorëve të partneritetit gjermano – kosovar, të miqve Thomas Wustenfeld dhe Faton Seferi, me të cilët nuk po nënshkruajmë vetëm një letër të bardhë, por një projekt afatgjatë për klubin tonë, për të tashmën dhe të ardhmen e ndritur të gjeneratave të reja që do t’i mbrojnë me dashuri dhe pa kushte ngjyrat kuq e zi, dhe për të ngritur në majat e lavdisë klubin e Drenicës. 

Duke ju dëshiruar dy investitorëve vizionarë përmbushje të objektivave, marr shkas nga kjo marrëveshje historike për komunën, t’i falënderoj edhe një herë të gjithë njerëzit vullnetmirë që e ndihmuan në çfardo forme Drenicën tonë të arrijë këtu ku është, me sukseset e saj ndër vite, sakrifcat, sfidat, rënien e ngritjen, secilin anëtar të kryesive, çdo futbollist që i dha lavdinë qytetit tonë, çdo tifoz që i dha zemër lojtarëve, dhe secilit qytetar që e shoqëroi me entuziazëm skuadrën tonë kuq e zi. 



Read it all at Bota Sot