Romeo Kara: Drejtësia duhet të flasë për “Partizanin”, është provuar lidhja shkak-pasojë

- Bota Sot

Romeo Kara: Drejtësia duhet të flasë për “Partizanin”, është provuar lidhja shkak-pasojë

TIRANË- Seanca e gjykimit në themel për Sali Berishën dhe të tjerët për dosjen “Partizani” filloi me shtyrje.

Ajo do të zhvillohet më 21 korrik, ndërsa Sali Berisha as këtë të hënë nuk mori pjesë në seancë.

Në emisionin “Real Story”, avokati Romeo Kara tha se drejtësia duhet të bëhet dhe rasti i Sali Berishë të dëshmojë se kush shkelë ligjet, duhet të ndëshkohet.

“Mendoj qe kjo është pjesa më e rëndësishme, sidomos pjesa publike, për të përcjell mesazhin se ka shpresë, sepse shpresa vritet kur nuk ka shpresë për drejtësi. Vallja është luajtur në fushën e  padrejtësisë. Pushteti është parë si një abuzim i ligjshëm. Paligjshmëria është kthyer në ligj.

Është një hap, që drejtësia po guxon edhe ne si opinion po bëjmë atë presion që drejtësia të bëhet dhe të ketë, edhe për Berishën dhe pse është një person i stigamtizuar edhe nga fuqitë e mëdha që ka kapur peng institucionet dhe ka bërë korrupsion madhor dhe është rrezik edhe për sigurinë amerikane, jo më për shqiptarët që i ka marrë lumi, por të jetë një mësim për të nesërmen.

Ndëshkues mëria është garanti më i mirë që një qeveri e nesërme nuk do pasojë atë produkt dhe për këto arsye kemi një investigim të  gjatë, kemi me prova të sakta, dokumentare, VKM, procesverbale e mbledhjes që e bëjnë lidhjen shkak pasojë dhe përbëjnë konfliktin e interesit . Ky proces të jetë publik dhe i hapur, që të shohim ligjshmërinë dhe integritetin e procesit dhe të vihet drejtësia.”, tha ai.



Read it all at Bota Sot